Në Unazën e Re nuk punohet, projekti “peng” i hetimit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-04-04 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në segmentin rrugor të unazës së re, i cili shkaktoi jo pak kosto, financiare, morale por edhe politike për qeverinë, prej më shumë se tre muajsh nuk punohet. Madje nuk ka asnjë sinjal se kur do të nisin punimet. E vetmja gjë që ndodh në këtë segment janë protestat e banorëve të Astirit, që refuzojnë ti prishin banesat si dhe një super trafik që bëni mirë ta shmangni nëse mundni.Që prej publikimit të skandalit me kompaninë DH Albania procedurat për nisjen e punimeve në segmentin rrugor nga pallati me shigjeta e deri tek sheshi shqiponja janë pezulluar. Ndonëse për njërin prej loteve, Autoriteti Rrugor do të duhet të rihapë për garën për të tretën herë, në dy lotet e tjera të cilat nuk kanë qenë të kontestueshme, puna nuk ka nisur. Nga autoriteti rrugor nuk ka asnjë informacion se kur do të nis ndërhyrja në këtë segment të rëndësishëm për kryeqytetin.Pak kohë më parë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, la të hapur mundësinë për përmirësimin e projektit në njërin prej loteve, me qëllim minimizimin e efekteve negative tek banorët e zonës.Që nga koha kur bashkia prezantoi projektin për këtë segment,banorët e zonës kanë zhvilluar protesta të pandalshme, duke kundërshtuar prishjen e banesave. Paralelisht me këtë situatë qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor është kthyer në stresin e shoferëve, një stres i cili nuk dihet të kur do të marrë fund.

Free Traffic Exchange