Xing me Ermalin/ Kengetarja me fame boterore i shkruan Valdrin Sahitit

2019-03-29 0

Stilisti i talentuar shqiptar Valdrin Sahiti është tashmë ndërkombëtar. Personazhe të famshëm në të gjithë botën, si Bebe Rexha, 4 anëtaret e grupit ?Little Mix? dhe shumë të tjerë vishen tashmë me stilin e Sahitit. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? nga ku tregoi se një ndër këngëtaret me famë botërore që e ka kontaktuar së fundmi dhe që është interesuar për veshjet e dizenjuara prej tij është edhe reperja Cardi B.
?Asistentët e mi e kanë parë që ka shkruar vetë Cardi B dhe i kanë dhënë numrin tim dhe ajo më ka shkruar direkt në Whatsapp. Në fillim mendova mos është shaka, por kur fola me stafin më thanë që është e vërtetë ajo dhe u ndjeva shumë mirë?, tha Sahiti.