Pas përzgjedhjes së Belindës si velina e re e ?Xing me Ermalin? në Tv Klan i gjithë stafi është angazhuar për të dhënë ide për mënyrën se si do të hynte në studio për herë të parë.
Në mbledhjen e organizuar nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi stafi dha disa alternativa, por ndërkohë që diskutonin, në zyrë hyri Belinda. Askush nuk e vuri re praninë e saj në momentin e parë, por sapo velina zbërtheu zinxhirin e fustanit të gjithë kthyen sytë nga ajo.
?Jam gati të bëj gjithçka për emisionin?, tha ajo pasi hyri në zyrë./tvklan.al