Erion Veliaj, zyrtarisht kandidat per Tiranen

2019-03-29 2

Zyrtarisht Erjon Veliaj ka nisur nga kjo e shtunë fushatën elektorale për një mandat të 2 në krye të Bashkisë së Tiranës.

Rikandimiti i tij u bë publik në takimin që socialistët zhvilluan në sheshin "Nënë Tereza" në sesionin e dytë të Kongresit elektoral ?Bashkia që Duam?.

Vetë Veliaj rreshtoi disa nga projektet që sipas tij kanë shënjuar suksesin e tij në drejtimin e bashkisë në mandatin e parë. Ndërsa në 4 vitet që do të vijnë ai shpreh sigurinë që do të finalizohen dhe 3 projekte të mëdha dhe të shumë debatuara. Ndërtimi i godinës se Teatrit Kombëtar dhe vijimi i projektit të Unazës se Madhe, madje ai shpreh sigurinë që në zonën ku aktualisht po protestohet prej afro 4 muajsh kundër këtij projekti ai do marrë fitoren në 30 Qershor.

Në këtë takim u prezantuan dhe 100 kandidatë që Partia Socialiste ka përzgjedhur për garën për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Tv Klan