RTV Ora – Familja në skamje, 7 anëtarë jetojnë me një ndihmë ekonomike

2019-03-29 6

#rtvora
7 anëtarë të familjes Haska në Gjirokastër jetojnë në një varfëri të tejskajshme.Fëmijët, të cilët janë rritur para kohe tashmë, nuk kërkojnë lodra por një shtëpi që nuk pikon dhe ushqim.Nëna, Pranvera Haska, me lot në sy shprehet se jetojnë vetëm me një ndihmë ekonomike prej 75 mijë lekësh të vjetra.

"Hamë pak që të lëmë diçka dhe për më vonë. Për në shkollë marrim diçka që mund ta hamë ose rrimë pa bukë". Ajo është vetëm 6 vjeçe por vështirësitë e jetës e kanë rritur para kohe.

Kjo është një nga fëmijët e familjes Haska në Dunavat të Gjirokastrës që jeton në një shtëpi të rrënuar. Në shtëpi u gjendet vetëm pak bukë dhe asgjë tjetër.

Nëna, Pranvera Haska, me lot në sy bën apel për ndihmë pasi nuk ka mundësi që të blejë ushqim dhe ilaçe për 5 fëmijët e saj.

Ajo tregon se nuk kanë mundur që të gjejnë punë dhe jetojnë vetëm me një ndihmë ekonomike prej 7 mijë e 500 lekë në muaj.

Pranvera Haska: Çfarë bije jashtë, hyn brenda. Muret janë të çara, çdo gjë është e shkatërruar. Vajzat janë në shkollë, kam pesë fëmijë. Katër vajza dhe një djalë. Më shumë pa bukë se me bukë. Më shumë në spital se në shtëpi, këtu është shumë ftohtë. Kam kërkuar në çdo zyrë, në bashki, te zyra e punës, nuk kam lënë derë pa vajtur dhe asnjë nuk më ka ndihmuar.Vetëm me shpatulla të mia, me borxhe në maksimum nëpër dyqane, furra buke, në farmaci për ilaçe i kam të gjitha borxhe.Mbi 100 mijë lekë borxhë në farmaci që nuk dal dot.

Ndër të tjera Pranvera shton se fëmijët e saj janë të sëmurë nga lagështira me bronkopneumoni për shkak të lagështirës së shtëpisë.

Pranvera Haska: Fëmijët më shumë të sëmurë, sesa të saktë, edhe tani janë. Në këtë dhomë jetojmë, hamë, pimë dhe rrimë.

Familja Haska jeton në këtë banesë pa asnjë kusht që prej 10 vitesh, një objekt që nuk e kanë në pronësi dhe shpesh herë janë përballur edhe me pronarin që ka kërkuar rikthimin e pronës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/borxhet-nga-skamja-ngujojne-familjen-cifti-me-pese-femije-gdhihet-dhe-ngryset-ne-nje-dhome-te-rrenuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange