RTV Ora – Ekzekutimi mafioz, avokati Gurra u vra me dy plumba në kokë dhe silenciator

2019-03-29 2

#rtvora
Ekzekutimi i avokatit të njohur, Ravik Gurra, është kryer me selinciator, nga një person i maskuar i cili është larguar me një automjet tip "Mercedez Benz". Gurra është vrarë në momentin që po konsumonte kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, që dyshohet se u largua me automjetin që u gjet i djegur në fshatrat e Elbasanit. Pista kryesore që po heton policia është vrasje për shkak të detyrës, ndërsa me çështjen po merren dhe krimet e rënda, për vrasje të funksionarëve publik.

Autori i ekzekutimi të avokatit është afruar me makinë afër lokalit ku viktima ndodhej nën shoqërinë e dy personave të tjerë, ka zbritur nga makina dhe më pas është afruar dhe ka qëlluar dy herë ndaj avokatit te ndjerë.

Autori e ka qëlluar me pistoletë më silenciator, ndërkohë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet tip "Mercedez Benz", që më pas është gjetur i djegur në fshatrat e Elbasanit.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ngriti grupin hetimor për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa një grup i policisë kriminale ka mbërritur nga Tirana për të ndihmuar policinë e Elbasanit.

Që pas ekzekutimit të avokatit kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore që po hetohet është vrasje për shkak të detyrës.

Çështja është marrë në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe po hetohet si vrasje e funksionarëve publikë, ndërsa ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar për ngjarjen.

Të vetmit të shoqëruar kanë qenë disa persona nga qyteti ku ndodhi ngjarja, të cilët janë marrë në pyetje mos kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

Dhoma e Avokatisë në shenjë proteste do të bojkotojë seancat gjyqësore për 3 ditë, duke nisur nga dita e hënë, në shenjë proteste për kolegun e tyre.

Gjatë të shtunës është bërë dhe përcjellja për në banesën e fundit të avokatit Ravit Gurra.

Ngjarjet kriminale në vend janë kthyer në një shqetësim për rendin dhe qetësinë, pasi vetëm në 7 ditë janë vrarë 5 shtetas.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/atentati-ndaj-avokatit-gurra-u-qellua-me-2-plumba-me-pistolete-silenciator
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz