Dyshimet për një tradhti në çift kanë shkaktuar krimin e rënda brenda familjes në fshatin Sult të Gramshit.
Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë Alvin Hysën 35-vjecar, si autor i vrasjes së bashkëshortes së tij.
Nga hetimet ka rezultuar se 35-vjecari ka mbytur me duar gruan e tij Gurije Hysa 32 vjeç pas një konflikti që zgjaste prej disa muajsh.
Alvin Hysa aktualisht mbahet në policinë e Gramshit, ndërsa pritet që të martën ai të dalë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për masë sigurie, ndërsa rrezikon dënimin me burg përjetë për krimin e kryer.
Çifti janë prindër të një vajze të mitur, të cilët deri paraditen e kësaj të shtune jetonin bashkë, por Gurije Hysa humbi jetën duke u mbytur në fyt nga burri i saj.
Para hetuesve Alvin Hysa ka pranuar krimin duke thënë se mes tyre kishin lindur konfliktet pasi ai dyshonte në një tradhti nga ana e gruas.
Ai ka sqaruar se në banesën e tyre në ato momente ndodhej dhe vajza e mitur, e cila aktualisht është marrë nga të afërmit e tij dhe ndodhet edhe në praninë e psikologes.