Veliaj rikandidon për Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në një shesh te dekoruar tërësisht me flamujt kuq e zi Erion Veliaj ka zyrtarizuar kandidaturen e tij per nje tjeter mendat per Bashkine e Tiranes.I shoqeruar nga Kryeministri Edi Rama, Veliaj kishte nje mesazh per te gjithe ata te cilet kishin aluduar per nje prishje te marredhenies se tij me liderin e mazhorancës. ?Pati nga ata që filluan të bënin diversion dhe thoshin, Erioni dhe Edi s?i kanë punët mirë, nuk flasin. Dëshpërimi duhet të jetë aq i madh sa e vetmja shpresë që ata të kenë ndonjë shans është që të zihemi ne. Më vjen keq t?u zhgënjej po unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë, më të fortë se kurrë, më të vendosur se kurrë të çojmë përpara Tiranën dhe ai të çojë përpara Shqipërinë dhe ambicien tonë evropiane?. Kreu i Bashkise bëri nje pasqyre te shkurter te gjithe ndryshimeve të ndodhura ë Tirane. ?Pazari i Ri është sot etaloni se çfarë mund të ndodhë me Rilindjen Urbane, kudo ku PS, kryeministri Rama dhe çdo i zgjedhur ynë mund të bëjë diferencën.Njësia 9, njësia më e bekuar fillon tek sheshi ?Skënderbej? dhe mbaron tek Bulevardi i Ri. Shumë shpejt ne do të fillojmë edhe bulevardin ?Zogu i Parë? dhe di t?ju them: Kush ka për të blerë prona, të shohë njësinë 9, se nuk besoj ka pasur transfomim më të madh, rritje të vlerës, se sa njësia 9, bulevardi i ri, bulevardi ?Zogu i Parë?, dhe sheshi ?Skënderbej?. Më tej kryebashkiaku Veliaj i drejtoi nje pyetje te pranishmëve. ?A është dikush këtu nga Ali Demi, nga Shkoza, nga gjithë njësia 1 duke filluar nga kthesa e njësisë tek shkolla e re ?1 Maji?, deri në fund të njësisë tek banesat sociale që u ndërtuan nga administrata e Edi Ramës dhe epoka e gjumit jo vetëm që nuk i shpërndante dot banesat sociale, por nuk rregullonte dot Sahatin. A kemi njeri nga njësia 2 këtu? Nësia 2 fillon atje, ajo është vija e njësisë, stadiumi i ri kombëtar , vazhdon tek shkolla e re ?Kosova?. Përballë shkollës ?Kosova? është Liceu i ri, më poshtë është shkolla e Baletit. A kemi dikë këtu nga Oxhaku, nga Alliasi apo Bregu i Lumit? 4 vite më parë diskutonim sa herë do përmbytet Bregu i Lumit. Kemi 4 vjet, e kemi harruar fjalën përmbytje në Tiranë, jo vetëm te Bregu i Lumit por kudo në Lanë, kudo në Don Bosko, në Erzen?. E ne fund, Erion Veliaj ftoi ne skene te 100 kandidatet e Partise Socialiste per Keshillin Bashkiak te Tiranes, duke dhene dhe mesazhin per opoziten. ?Disa prej nesh vazhdojnë të sillen ende me kompleksin e Rozafës, ne ndërto ata prish. Por di tiu them se kjo betejë do të fitohet nga ata që ndërtojnë dhe jo nga ata që prishin. Nga sot kemi 100 ditë dhe sikur secili prej nesh nga 100 mijë veta që jemi sot në këto 100 ditë të takojmë vetëm 1 njeri që nuk i është bashkuar atëherë në fund të 100 ditëve ne do kemi takuar 100 vetë. Sa prej nesh do takojmë një njeri që do ti bashkohet progresit dhe që e do Shqipërinë në BE? 100 ditë sprint për Tiranën dhe 100 ditë sprint për Shqipërinë. Lipset për secilin nga...