Erion Veliaj rikandidon për Tiranën: Me Ramën më të bashkuar se kurrë (E plote) - 23 mars 2019

2019-03-29 11

#tvora #erionveliaj #tirane #zgjedhjet2019

Nuk kishte asnjë surprizë. Erion Veliaj rikandidon për një mandat të të dytë në krye të drejtimit të Tiranës.

Emri i tij u konfirmua në sesionin e dytë të Kongresit të PS-së i cili u mbajt në sheshin "Nënë Tereza" paraditen e sotme (23 mars 2019).

Ndërkohë skenografia, me mijëra karrige, ishte ngritur një natë më parë.

Ka mbështetjen e kryeministrit në këtë garë madje shtoi se janë më bashkë se kurrë dhe hodhi poshtë fjalët që qarkullojnë për diversion".

Erion Veliaj: "Pati shumë nga kundërshtarët tanë që para se të kryenin vetëvrasjen U përpoq të bënin diversion. Thonin se Erjoni dhe Evdini nuk i kanë punët mirë, nuk flasin. Dëshpërimi duhet të jetë aq i madh sa dhe e vetmja shpresë është që të zihemi ne. Më vjen keq tju zhgënjej por unë dhe Edi Rama jemi më bashkë se kurrë dhe më të fortë se kurrë për të çuar përpara Tiranën dhe ai Shqipërinë në familjen europiane" tha Erion Veliaj

Veliaj shprehu mirënjohje atyre që i janë bashkuar rrugëtimit të PS-së, si dhe falenderoi "miqtë demokratë".

"Të gjithë miqve demokratë u them keni bërë gjënë më të mirë. E ndjej zhgënjimin tuaj, Mirëse erdhët në familjen tonë. Ndihuni si në shtëpi. Kjo është Tirana jonë. Kush na ka inat kështu na paftë për natë!"
Do fitojme dhe tek Astiri

Pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave për projektin e Unazës së Re apo Teatri Kombëtar, Veliaj tha se këto projekte do finalizohen.

Erion Veliaj: "PS do të jetë nr 1 edhe në zonën e Astirit përtej një minorance që bën zhurmë ka bnjë shumicë të heshtur që nuk e pranon bullizimin e një grup të vogël të zhurmshëm. Ne do të fitojmë në Astir dhe do të kemi një unazë moderne sic e meriton Tirana sot. A jemi gati për një teatër të ri kombëtar që zëvendëson një karakatinë 100 vjeçare dhe krijon hapësirë për 100 vitet e ardhshme të Tiranës "

Prezantohen 100 kandidatet per keshillin bashkiak

Gjithashtu u prezantuan 100 kandidatët për këshillin bashkiak. Në listë bien në sy emrat e zv/ministrave, artistë dhe profesorë. Bie në sy rikandidmi i Aldrin Dalipit, si dhe një sërë anëtarësh aktualë të Këshillit bashkiak. Ndryshe nga 4 vitet e fundit, këtë herë PS ka marrë masa për një bojkot të mundshëm të opozitës duke e çuar listën e kandidatëve në 100.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz