Deputeti britanik rrëfen takimin me Voltana Ademin, a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet

2019-03-29 0

Kreu i grupit të miqësisë Britani-Shqipëri, deputeti britanik John Gorgan, nga Tirana ku mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste, apeloi një opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Ai tha se një natë më parë ka pasur një takim me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, të cilën thotë se e ka inkurajuar për të marrë pjesë në zgjedhje.

"Kur unë isha në Shqipëri në vitin 2009, Partia Socialiste ishte duke bojkotuar parlamentin, dhe unë mendoja se ishte diçka e gabuar . Në ditët e sotme jam i zhgënjyer që opozita është duke bojkotuar parlamentin duke lënë funksionet e tyre publike. Diçka shumë e mirë që ka ndodhur është shpërndarje nga pushteti qendror në pushtetin lokal dhe kjo e bën qeverinë lokale të jetë më e fortë. Shpresoj që gjithë ky proces i rivatilizimit të pushtet lokal të jetë një shpresë edhe për fuqizimin e bashkive opozitare në mënyrë që të zhvillohet akoma procesi demokratik. Unë jam një Socialistët kanë bërë shumë gjëra pozitive në qeveri, por demokracia varet nga konkurrimi i parive. Mbrëmë takova kryetaren e bashkisë së Shkodrës mbrëmë, dhe e inkurajova për një kompeticion sa më të madh mes dy partive në mënyrë që të dyja të kenë mundësi të zhvillohen akoma më tepër dhe t'i qëndrojnë parimeve të tyre", tha John Grogan.

Deri më tani, opozita, e cila ka djegur mandatet e deputetit, nuk ka vendosur nëse do të t'i bojkotojë zgjedhjet apo nëse do të marrë pjesë në to. Opozita joparlamentare është duke zhvilluar protesta kundër qeverisë Rama me qëllimin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.