Pa Gjurme- Arratiset e sapofejuara 16 vjeçare/ Dyshimet e familjes për tropojanin

2019-03-29 0

Pjesa e dytë dt 22Mars Pa Gjurme- Arratiset e sapofejuara 16 vjeèare/ Dyshimet e familjes për tropojanin që mund ta ketë çuar në Angli
Milazim dhe Zime janë prindër të tre fëmijëve, Gazmendit, Ilirit dhe Teutës që sot është në skedën e të humburve. 36 vjecarja jetonte në fshatin Canmëri në Kukës. Ajo shkonte shpesh në shtëpinë e xhaxhait të saj Kelmentit me banim në Tiranë.

Erdhi koha që Teuta që familja ti prezantonte Teutës djalin me emrin Agim Gjoni nga Paskuqani i Tiranës me të cilin u martuan pranverën e vitit 1998. Marrëdhëniet mes ciftit ishin të mira derisa kur një ditë ndodh një e papritur me Teutën. Ajo doli nga shtëpia e xhaxhait të saj herët në mëngjes kur xhaxha Kelmenti e gjen dhomën bosh ndërsa Teuta ishte zhdukur.

As Agimi, i fejuari i nuk ishte në dijeni për planet e Teutës. Pas denoncimit në polici, ai pyet të gjithë nëse dikush e kishte parë Teutën, por askush nuk dinte gjë. Pak ditë pas humbjes së Teutës Milazim dhe Zime në vitin 1999 trasferohen ne Tirane pas humbjes se vajzes se tyre Teuta. Sot ata ishin në studio në kërkim të 36 vjecares e cila u zhduk kur ishte vetëm 16 vjece. Familja ka dyshimet e saj se ajo u rrëmbye nga një tropojan?