Gjermania: Opozita të futet në zgjedhje, akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë

2019-03-29 0

Gjermania i ka bërë një tjetër thirrje të fortë opozitës shqiptare që të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa akuzat për vjedhjen e votave për procesin e 2017 t'ia lerë drejtësisë për ta verifikuar. Christian Hellbach, i ngarkuar me punë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossoëski, i ngarkuar për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme vizituan Shqipërinë, ku zhvilluan takime me Metën, Ramën, Bashën dhe ministrat Lleshaj e Cakaj.

Pas takimeve ata kanë bërë një deklaratë publike për qendrimin e tyre, pasi dëgjuan të gjitha palët për situatën aktuale politike në vend. Dy zyrtarët gjermanë e konsiderojnë të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe të papranueshme dhunën në protestë, ndërsa i kërkojnë që të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë për t'i verifikuar. Christian Hellbach dhe Thomas Ossoëski vlerësojë se reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë.

Ndërkohë, ata i kujtojnë politikës shqiptare se Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh, që reforma zgjedhore të shkojë përpara, pasi ka financuar ndër të tjera edhe punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim, prandaj duhet të miratohet. Opozita ka akuzuar se qeveria ka blerë votat, ndërsa gjermanët i bëjnë thirrje që instrumentet për ta parandaluar fenomenin mund të arrihen vetëm me një parlament funksional dhe jo djegien e mandateve. Më herët edhe SHBA-ja dhe BE-ja i kanë bërë thirrje opozitës që të futet në zgjedhje, por PD dhe LSI-ja kanë hedhur hapin e parë drejt bojkotit, pasi nuk dorëzuan komisionerët në KQZ

Free Traffic Exchange