Tronditet Elbasani. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. Viktima është avokati Ravik Gurra 50 vjeç. Ai ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Report Tv siguron pamjet nga lokali ku është ekzekutuar avokati, teksa trupi i tij është i shtrirë poshtë tavolinës. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjen e Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja.