Shqipëria në Venecia, autori : Jetojmë në një realitet ku konkurimi në arkitekturë është i huaj

2019-03-29 0

Një diskutim mbi ?Katin përdhe? i organizuar nga grupi kuratorial i Pavjonit të Arkitekturës së Shqipërisë në vitin 2018-të në Bienalen e Venecias u realizua tek ?Reja?. Kuratori i ekspozitës, Elton Koritari dhe arkitektët Jurtin Hajro, Florian Pollo fillimisht prezantuan se si në 100 vjet Tirana ka ndryshuar, aq sa në 25 vite numri i banorëve është katërfishuar.

Projekti i Pavijonit Shqiptar, ?Hapësira zero space?, ka në qendër përfshirjen e qytetarëve në hapësirën publike, ku në sy të bie ndryshimi i aktiviteteve në katin përdhe. Nëpërmjet 8 dyerve dhe 3600 historive të ndërhyrjeve, që janë bërë në katin përdhe, pavijoni shqiptarë sjell se si është zgjatuar bulevardi, në formë të paprogramuar . Autori i projektit Dorian Tytymçe na shpjegon jo vetëm detajet e projektit, por edhe rëndësinë e tij në arkitekturë