RTV Ora - Festat lokale në Lundër, Veliaj: Konsumi i produkteve vendase, patriotizmi më i mirë

2019-03-29 2

#rtvora

Agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë një vend të veçantë në ekonominë e Tiranës. Shumë ekonomi të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë te produktet bio të zonave periferike, kanë ekspozuar produktet e tyre në një festë të veçantë të zhvilluar në Lundër.

Pjesë e festës u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zëvendësministri i Bujqësisë Dhimo Kota, kreu i Njësisë Administrative të Farkës, Ardian Tufa, i cili ishte edhe mikpritësi i kësaj feste lokale, që ka si synim të nxisë sa më shumë zhvillimin e agroturizmit në rrethinat e Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë banorët që iu bashkuan festës, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për ekonominë e kryqytetit zhvillimi i ekonomive të vogla me bazë te agroturizmi.

Sipas tij, Tirana ofron jo vetëm prudukte bujqësore dhe blegtorale shumë të mira, por ka edhe një natyrë që ofron mundësi fantastike për zhvillimin e agroturizmit dhe thithjen e sa më shumë vizitorëve.

?Jam shumë i lumtur që bashkë me Blendin, kemi filluar një mini-tur nëpër gjithë periferinë e Tiranës. E filluam në Dajt, me ?Dajti n?fest?, ku miksuam pak edhe çfarë ofron mali dhe atë lloj turizmi, por sigurisht edhe prodhimet e zonës. Duam ta vazhdojmë këtë itinerar, por përtej simbolikës, besoj që fabula më e bukur është se çdo tavolinë e ka të lidhur fatin me tavolinën tjetër. Mjalti e ka lidhur me tavolinën e verës. Vera e ka lidhur me tavolinën e vajit. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të shpjeguar se si qarkullon leku në ekonomi?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festat-lokale-ne-lunder-veliaj-konsumi-i-produkteve-vendase-patriotizmi-me-i-mire

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange