Meta uron Sulltan Novruzin - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, me rastën e festës së Sulltan Novruzit.Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan se se në këtë ditë që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës uroj mbarësi gjithë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë.?Të dashur miq,Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t?i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!?

Free Traffic Exchange