Tonelata mollë ende të pashitura në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-29 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tonelata të tëra me mollë kanë mbetur ende të pashitura në fshatin Dvoran të Korçës. Jo vetëm ato të ruajtura nga vetë fermerët por edhe frigoriferët e zonës janë të mbushur plot me mollë të cilësisë së lartë dhe varieteteve të ndryshme.Sipas grumbulluesit të mollëve të fshatit Dvoran, Ferdinand Ali më shumë se 60% e mollëve në frigoriferin e tij janë ende të pashitura.Ai thotë se e gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të superprodhimit jo vetëm të qarkut e Korçës por edhe të të gjithë rajonit.Super prodhim që ka bërë që sasi të mëdha mollësh të vijnë nga importi duke paralizuar ato të vendit.Ndërkohë të tjerë fermerë ngrenë shqetësimin se mollët e konsumit po i shesin me çmime krejt të lira, duke mos arritur kështu të përballojnë as koston e prodhimit.Nga ana tjetër drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Vullnet Gjolla thotë se fermerët dhe grumbulluesit për të ndryshuar këtë situatë duhet të investojnë, si në varietetet e reja por edhe në teknologjitë e reja të ruajtjes së mollës në frigoriferë.Në qarkun e Korçës çdo vit prodhohen 80 deri në 100 mijë ton mollë. Pjesa më e madhe e këtij prodhimi është me varietetet tradicionale gold dhe starking, të cilat sipas specialistëve janë pak të kërkuara nga tregu ndërkombëtar.Kapaciteti frigoriferik për ruajtjen e mollës është vetëm 15 mijë ton mollë, ndërsa pjesa tjetër ruhet në kushte tradicionale nga vetë fermerët.Ferdinand Ali, GrumbulluesVullnet Gjolla, Drejtor i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor

Free Traffic Exchange