Dogana dhe Policia Financiare, pa pajisje për masën e përgjimit

2019-03-29 0

Edhe pesë muaj pas fillimit me punë të Agjencisë Teknike Operative për ndërmjetësimin e sinjalit të numrave telefonik të përgjuar, disa nga institucionet akoma nuk posedojnë pajisje të nevojshme teknike. Drejtoria e Doganave dhe Policia Financiare kanë gati vetëm planin e punës por akoma nuk kanë mundësinë e shfrytëzimit të të drejtës së tyre ligjore.