Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi uroi dtën e sotme festën e Sulltan Novruzit. Në urimin e saj nuk munguan as mesazhet politike duke thënë se dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita.
"Sot është 22 Marsi, ditë e Sulltan Novruzit por edhe dita e Sulla Novruzit. Abaz Aliu luftoi për demokracinë njerëzore.
Gëzuar ditën e Novruzit të gjithë shqiptarëve sepse bashkëjetesa e tyre i ka bërë shqiptarët të jetojnë bashkë.
Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita. Ky ak vendosi kornizat dhe shinat.Betejat kanë kosto por kanë edhe një vlerë.
Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore, ne duhet të sjellim demokracinë shqiptare", deklaroi Kryemadhi.