TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është proceduar për herë të dytë brenda gjashtë ditëve. Pas protestës së ditës së shtunë në 16 mars, policia e Tiranës ka njoftuar se Bardhi është proceduar edhe për tubimin e sotëm para parlamentit. Materialet janë referuar në prokurori si procedime në gjendje të lirë.
Ndërkohë që në total për protestën e sotme po hetohen 29 persona, 17 janë proceduar në gjendje të lirë, 6 janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për ?Kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? dhe ?Prishja e qetësisë publike?.
Sipas policisë, ata kanë bërë veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrim të pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit. Personat e arrestuar dhe ata që janë shpallur në kërkim, sipas policisë së Tiranës janë identifikuar në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.