Veliaj në '45 Minuta': Ngërçe të vogla, Berishën s'e do populli, Basha në gjumë

2019-03-29 0

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv foli për zgjedhjet lokale, rikandidimin, marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe protestat e opozitës pas djegies së mandateve.

"Është ankthi i dikujt të dëshpëruar, si Berishën që nuk e do popullin dhe atij tjetrit që është në gjumë. Në Tiranë njerëzit shikojnë hallet e tyre. Njerëzit në Tiranë duan të shikojnë jetën e tyre. Më rezulton një përpjekje e lodhur, e ca njerëzve që nuk po arrijnë që hallin e tyre ta bëjnë hall kombëtar. Jam fokusuar te bashkia, pasi qytetarët më besuan Tiranën dhe jo politikën e madhe. Bashkia tjetër nga ana e lumit është e mbyllur, unë ca i njoh edhe si fytyra. I cilësoj si vizitë e tyre, eskursion.

Nëse do të ishin anti sistem pse nuk e japin dorëheqjen nga Shkodra, Kamza apo Vora? Hipokrizia është shumë e madhe. Kur fitojnë lojën e duan pushtetin, kur humbasin thonë anulim loje. Sa mbaron eskursioni duhet të bëjmë pastrimin në Tiranë. Këto janë ngërce të vogla, nuk kemi krizë, javën tjetër në parlament do të kalojë edhe 100-ja (numri i deputetëve)" tha ai.

Free Traffic Exchange