#rtvora
Është shtyrë seanca gjyqësore e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia tha se seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjetrë.
Maksim Haxhia: "Është shtyrë seanca sepse organi i prokurorisë nëpërmjet oficierëve të policisë gjyqësore duhet të kishte bërë paralajmërimin gjë që nuk është serioze për një organ të tillë, që është i moblizuar dhe për më tepër këtë çështje kaq serioze. Nuk ishin bërë njoftimet për të pandehurit e tjerë. Ata janë në kërkim por ka edhe procedura lajmërimi.
A do ketë kërkesë për gjykim të shkurtuar?
Haxhia shtoi se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.
Maksim Haxhia: "Akoma nuk kemi vendosur. Por nëse do vazhdojë kështu kalvari i zgjatjeve do të detyrohemi ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar sepse gjithë materiali që ne kemi parë në 57 kapituj, fashikujt e dosjeve në ngarkim të Tahirit dhe të tjerëve, nuk ka asnjë provë që të implikojë Tahirin, që të çojë në ngritjen dhe bazueshmërin e akuzave për të cilat ai është sjellë në për gjykim. Nuk ka letërporosi ishte abuzim dhe keqdashje në çështjen Tahiri nga analistë të qëllimshem dhe të pozicionuar. Nuk ka 8 por 2 letërporosi që nuk kanë të bëjnë me akuzat."
Ndërsa ish-Ministri e Brendshëm nuk dha asnjë deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Seanca tjetër gjyqësore për Tahirin do mbahet më 26 mars në orën 10:00.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/saimir-tahiri-ne-gjykaten-e-krimeve-te-renda
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz