Betohen 3 deputete te rinj

2019-03-29 0

3 deputet të rinj, të 3 nga radhët e LSI kanë zënë vende në karriget e opozitës në parlament. Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj kanë bërë betimin, duke e çuar në 11 numrin e deputeteve që po zënë karriget e lëna bosh nga djegia e mandateve.

Por pak minuta para se të kryente betimin deputeti Ralf Gjoni është sulmuar me bojë, teksa po dilte nga shtëpia, siç shihet ne këto pamje filmike.



Gjoni është i bindur se sulmi ndaj ti është i urdhëruar nga politika.

?E urdhëruar politikisht ju e dini nga kush...?

Për vendimin që mori për t?u bërë pjesë e parlamentit Gjoni ka marrë dhe mbështetjen e përfaqësueseve të mazhorancës.

Arsyet e kësaj sjellje të opozitës, Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, thote se i shpjegon veprimi i sotëm i kryedemokratit Lulzim Basha, për të mos u paraqitur në Prokurori për kontratat e lobimit në Uashington, pasi ka frikë nga drejtësia dhe reforma në këtë sistem.

?Ja u thamë se kjo nuk është çështje që po hetohet vetëm nga Prokuroria shqiptare, por dhe SHBA.

Por pavarësisht akuzave Balla përsërit ftesën për të bashkëpunuar parë Reformen në Drejtësi, dhe dora e shtrire thotë se qëndron për atë që e quan opozita e vjetër dhe atë të renë në parlament.

? Shumë shpejt do te keni një tryezë të rëndësishme për Kodin Zgjedhor?.

Në parlament foli dhe deputetja demokrate që refuzoi të heqë dorë nga mandati Rudina Hajdari, e cila akuzoi të dyja palët se punojnë kundër interesave të vendit, por akuzat më të forta ia drejtoi ish partisë së saj.

Ndërkohë që këtë të enjte kanë shprehur interesin për të marrë mandatin e deputetit dhe 2 kandidatë të tjerë. Ambra Borova nga listat e LSI në Shkodër dhe Arben Elezi nga ato të PD në Elbasan kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Tv Klan

Free Traffic Exchange