Balliu dhe banorët e 'Unazës së Re' incident me policinë, tentohet të çahet kordoni i policisë

2019-03-29 3

Banorët e unazës së re dhe disa simpatizantë të PD-së janë përplasur me policinë pasi kjo e fundit ka bllokuar kalimin e tyre në zonën e pedonales për të siguruar deputetët dhe për të shmangur sulmet ndaj tyre ashtu sikurse ndodhi tre javë më parë me tre deputetë të opozitës.

Bashkë me protestuesit ndodhet dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili është konfrontuar me policinë duke mbrojtur protestuesit dhe duke i bërë thirrje policisë që të lejojë kalimin e tyre në zonën e pedonales.