Avokati Ilir Majlindi në një intervistë për gazetarin Elton Qyno tregon se si e mori vesh informacionin se do të sulmohej posta në Peshkëpi në 1994, por ambasada shqiptare në Athinë, tregon ai, e injoroi alarmin që ai ngriti. "Në 1994 kam qenë me familjen në Athinë. Unë kisha marrëdhënie me shqiptarët që kishin emigruar. Para se të ndodhte masakra, një mikut tim kjo organizatë, 'MAVI' i kishte shkuar në shtëpi dhe i kishin qëlluar gruan në dorë, për shkak të propagandës.
Ishte koha kur Greqia ishte ngritur në këmbë për të pushtuar Vorio Epirin. Kjo organizatë 'MAVI' më thotë shoku im kanë ndërmend që të bëjnë një sulm, unë iu drejtova ambasadës, por më del një diplomat i quajtur 'Ahmed', më thotë 'leri këto punë por ruaj dhe ndonjë punë këtu në Greqi'. Në prill mësoj që ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ajo e Peshkëpisë. E takoj mikun tim dhe i them ku e dije ti, ai më thotë se jam në dijeni dhe më thotë unë di edhe emrat. Shkova në ambasadë, por më thonë 'ik, ç'po të duhet'" tregoi ai.