Pavarësisht rritjes së numrit të punësuarve, Banka Botërore në një raport" />
Pavarësisht rritjes së numrit të punësuarve, Banka Botërore në një raport"/>

RTV Ora - "Më pak të paguar",BB: Politikbërësit të vlerësojnë krahun e punës

2019-03-20 0

#rtvora

Pavarësisht rritjes së numrit të punësuarve, Banka Botërore në një raport të fundit ngre si shqetësim nivelin e ulët të pagave në Shqipëri dhe në vendet e rajonit si dhe informalitetin. Eksperti, Selami Xhepa, shprehet se cilësia e punës në Shqipëri mbetet e ulët dhe pagat janë shumë herë më të ulëta se në vendet e BE-së. Ndërsa informalitetin e lidh me taksimin por edhe nivelin e ulët të pagave.

Niveli i pagave në Shqipëri vijon të mbetet një ndër më të ulëtat në Bashkimin Europian.

Raporti i fundit i Bankës Botërore konstaton ulje të papunësisë, por kostot e krahut të punës janë dukshëm më të ulëta në Ballkanin Perëndimor.

Në këto kushte, politikëbërësve u kërkohet marrja e masave.

Edhe për ekspertin, Selami Xhepa, niveli i pagave në vend mbetet shqetësues.

Selami Xhepa: Ngre shqetësim sa i takon niveleve të larta të papunësisë. Edhe pse kemi pasur një farë rritje ekonomike përsëri kjo nuk është përkthyer me të njëjtën dinamikë që është përkthyer në rajonet e tjera rritja ekonomike në punësim. Një problem tjetër serioz mbetet cilësia e punësimit. Shqipëria në raport me vendet e tjera të Ballkanit është akoma më problematike, niveli i pagave mesatare vazhdon të jetë 20% të nivelit të pagës mesatare të Austrisë apo një vendi tjetër të BE-së.

Një tjetër tregues i raportit të Bankës Botërore është edhe informaliteti i lartë tek të punësuarit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-pak-te-paguarbb-politikberesit-te-vleresojne-krahun-e-punes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz