RTV Ora - PD ngre padi ndaj Sandër Lleshajt: Të pezullohet nga detyra

2019-03-20 0

#rtvora
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të pezullojë nga detyra, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Në padinë e depozitar në prokurori, sekretari I Përgjithshëm, Gazmend Bardhi shprehet se ministri ka dhunuar e sulmuar me mjete helmimi dhe ujë me presion mbështetësit e opozitës të cilët po protestonin paqësisht.

?Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.?

Sekretari i Përgjithshëm demokrat thotë gjithashtu se nga pamjet filmike provohet se policia ka pas qellim pengimin e protestës dhe për këtë arsye ka hedhur gaz dhe ujë ndaj protestuesve dhe jo personave që kanë shkelur ligjin.

?Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t?u vijnë në ndihmë atyre?

Por edhe pse i është drejtuar me padi prokurorisë, në letër Sekretari i Përgjithshëm demokrat nuk nguron ta akuzojë ketë institucion si seksion të certifikimit të paligjshmërive të Policisë së Shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-ngre-padi-ndaj-sander-lleshajt-te-pezullohet-nga-detyra

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz