Kërcënon Meta: Vendi rrezikon trazira'! Gati të lërë mandatin (ose) të 'vrasë veten' si Allende

2019-03-20 0

Presidenti Ilir Meta, në deklaratën e parë, më të plotë politike mbi krizën, paralajmëroi këtë të mërkurë nga qyteti i Pogradecit, rrezikun e kthimit të trazirave si në vitet më të veshtira të Shqipërisë. Një lloj kërcënimi qe as opozita deri tani nuk ka artikuluar asnjehere pervec Sali Berishës. Meta tha se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej. Do ta bënte këtë veprim, njëjtë si presidenti i Kilit në vitet '70-'73 Salvador Allende që u vetëvra si sakrifce extreme kunder instalimit në pushtet të nje junte ushtarake. Me mesazh të drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Rama dhe liderit opozitar Basha, Meta thotë se ata po sakfrifikojnë vendin në një krizë gjithnjë e me të thellë për karrigen e tyre. Zgjidhja është vetëm përmes dialogut - tha Meta - dhe nëse kjo arrihet paraprakisht, atëherë ai është i gatshëm të lerë të lirë edhe vendin e Presidentit për t'i hapur rrugë zgjidhjes.

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj politikës shqiptare. Ka kritikuar opozitën, pjesë e së cilës është edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi në drejtimin e LSI-së, për lënien e mandateve por e ka gjykuar antikushtetues zevendesimini e deputeteve nga ana e KQZ-së, një pozicion identik me atë të parashtruar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Meta thotë se të ligjshëm janë vetëm 82 deputetë (ata të mazhorancës dhe tre opozitarët që nuk hoqën dorë nga mandati). Gjithë të tjerët që janë futur në Kuvend dhe kandidatët e tjerë që mund të pranojnë mandatin, sipas kreut të shtetit, janë të kontestueshëm. Zgjidhja sipas Presidentit, nuk vjen as përmes protestave të dhunshme, as përmes metodave policore, as permes parave. Normaliteti do të kthehej vetëm përmes dialogut politik. Çdo ditë që kalon pa dialog mund të përkthehet në pasoja të paparashikueshme për qytetarët shqiptarë, tha.