FOTO-Ekskluzive në Pa Gjurmë në Report TV/ Ja si mund të jetë sot Bleona Mata

2019-03-20 3

Për herë të parë nga zhdukja e Bleona Matës, në moshën 6-vjeçare, realizohet identikiti, sesi duket imazhi i saj, një 16-vjeçare sot. Ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizojnë pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. Drejtori i CRCA Altin Hazizaj, per degen ne Shqiperi, në bashkëpunim me emisionin 'Pa Gjurmë' në Report TV shfaq për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.

Lidhur me realizimin e këtij identikitit u përdorën foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël, në përafrimin që ajo ka me familjarët e saj. Ndërkohë që dy persona dëshmuan në emisionin 'Pa Gjurmë' sonte në Report Tv se vajza shfrytëzohet nga një grup shqiptar për prostitucion në Itali, ndërsa u shprehën të sigurt se e kanë vajzën në dorë, madje deklaruan se ka qenë shtatzënë. Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë, ndërsa familja vijon që ta kërkojë.

U gjend gocë, por nuk duam si ta hapim për momentin. E kam gjetur dhe e kemi këtu. Goca është në Itali, është një grup që lëviz, nuk jap dot qytetin e saktë. Vajzën e kam parë me sytë e mi. Bleona është në lëvizje me një grup të madh nga Shqipëria, janë edhe politikanë të përfshirë, por ditën që do të niseni, do të niseni urgjentisht. Do të flasim, do të njihemi. Jo që do ta sjell, por e kam në dorë Bleonën. Punë dite dhe jave do të ndalohet grupi, pasi është ngritur i gjithë shteti. Në këtë moshë nuk e di sa vjeç është. Ajo është Belona, pasi ka një të djegur poshtë gushës. Grupi kuptohet se për cfarë e mban, është e torturuar, e kam parë në disa qytete në Pescara, Modena dhe Ankona.

Është e torturuar e shfrytëzuar. Ata që e kanë marrë marrin akoma fëmijë nga Shqipëria. I them nënës që të mos pranojë asnjë lloj telefonate, pasi janë të gjitha gënjeshtra. Unë punoj në gjykatë, do të marr pastaj nga ana e policisë. Vajza ka një të çarë në fytyrë, thuaj të ëmës që të përgatitet. Zonja që e ka parë me sytë e vet, thotë që është kështu dhe pikë dhe që 12-13 vjeçe mbetet një fëmijë shtatzënë. Ka qenë shtatzënë nuk e di nëse fëmijën e ka apo ia kanë hequr. Gocën do ta sjellë vetë në Shqipëri. Ajo duket se është 16-17 vjeçe, është mirë. Gocën tani e kemi të sigurt me një njeri që po e mban mirë, pasi është ndaluar edhe ai njeriu.

Free Traffic Exchange