#tvora #ilirmeta
Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi se ishte gati të sakrifikonte, nga dorëzimi i mandatit si President deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.
Deklarata e fortë u bë sot paradite nga Pogradeci ku presidenti ndodhej në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut.
Duke ftuar të gjithë të mos sakrifikojnë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta, Meta tha se ishte gati të jepte shembullin i pari.
Ilir Meta: "Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.
Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.
Une paralajmerova, u minuan perpjekjet e mia
- Presidenti nënvizoi disa herë se kriza e thellë ishte paralajmëruar nga ai dhe se përpjekjet e tij për ta parandaluar ishin minuar
Ilir Meta: "Ajo që mund t?ju them ju, zotit Rama si Kryetar i shumicës në Parlament, që mund t?i them edhe zotit Basha si Kryetar i opozitës, por dhe gjithë qytetarëve shqiptarë socialistë, demokratë apo pa parti, të cilët kanë shqetësimin e stabilitetit të vendit dhe duan siguri dhe nuk duan vetëm kaq, duan dhe çeljen e negociatave, duan ecje përpara drejt anëtarësimit në BE: Presidenti Ilir Meta është shumë i ndërgjegjshëm për rrënjët e kësaj krize. I ka paralajmëruar aktorët vendas dhe ndërkombëtarë prej kohësh, që situata mund të shkojë drejt zhvillimeve të paparashikuara."
Ilir Meta: "Më duhet të theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë dhe më parë. Jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar por dhe janë minuar përpjekjet dhe inciativat, interesimi i veçantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë që në vlerësimin tim është e qëllimshme dhe ka rrezikuar seriozisht rendin kushtetues në republikën e Shqipërisë po kështu dhe të drejtat e qytetarëve dhe grupeve të caktuara të interesit."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-jam-gati-te-dorezoj-mandatin-e-presidentit-qe-te-mos-instalohet-nje-junte-ushtarake
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click...