#tvora
Edhe këtë vit, ndarja e buxhetit për Ministrinë e Kulturës duket se nuk do të jetë i mjaftueshëm.
Kjo për faktin se ky buxhet nuk shkon për aktivitetet por pjesa dërmuese e saj shkon për pagat e administratës në këtë institucion, shprehet anëtari i skenës së pavarur kulturore Andi Tepelena.
Tepelena: Pagat rezultojnë të jenë 7 herë më të larta sesa ajo që dedikohet për prodhimin artistik dhe kulturor. 7.3 milion euro shkojnë për burokracinë, për nëpunësit. Ndërkohë për atë që është prodhimi i vërtetë artistik kulturor shuma është 7 herë më e vogël. Te shuma 1 milion euro që shkon për artin dhe kulturën, pjesën më të madhe e zënë aktivitetet që organizon vetë Ministria e Kulturës.
Gjithashtu Tepelena thekson faktin se edhe ato aktivitete të cilat kanë marrë konfirmimin për financim nga Ministria e Kulturës, jane modeste pasi nuk arrihet financimi as në masën 50% të projektit.
Tepelena: Buxheti i Ministrisë së Kulturës për sektorin e pavarur është qesharak, nuk plotëson nevojat e 5-6 organizatave.Të bëhet transparenca sa është buxheti total në dispozicion të sektorit të pavarur kulturor.
Edhe pse Ministria e Kulturës në 131 projektet që shpalli fitues për financim të plotë, zërat e artistëve të skenës së pavarur kulturore flasin ndryshe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministria-e-kultures-pa-buxhet-aktivitete
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz