http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita nuk do te marre pjese ne zgjedhjet per pushtetin vendor nëse nuk largohet kryeministri Edi Rama. Ende nuk ka nje vendim politik per bojkotin e procesit te 30 qershorit, por nënkryetari i PD e ben te qarte se demokratet nuk do te hyjnë ne zgjedhje pa u plotësuar kushtet e tyre.Nuk ka zgjedhje në Shqipëri pa u larguar Edi Rama dhe pa u krijua kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.Sipas Palokes emërimi i Damian Gjiknurit në postin e sekretarit per ceshtjet elektorale ne PS eshte shenja me e keqe per fatin e zgjedhjeve.Sinjal më të qartë dhe më të kuptueshëm për ne për qytetarët, për institucionet ndërkombëtare për ata që duan të shohin, nuk ka. Damian Gjiknuri është koka e dosjes 184, është njeriu që u ngarkua me zgjedhjet në Dibër dhe në të gjitha regjistrimet që ka prokuroria është kapur si njeriu si ministri që është marrë me shit-blerjen e votës.Paloka ka komentuar edhe apelin e ambasadorit te OSBE Bochard per zgjedhjet lokale.