Denis Skura rrëfen rolin në 'La Boheme', për herë të parë interpreton një kryerol të Puçinit

2019-03-19 0

Tenori Denis Skura për herë të parë veshi petkun e protagonistit në operën ?La boheme? të Giacomo Puçini-t. Për dy net në produksionin e parë artistik të këtij sezoni, në Teatrin të Operës dhe Baletit, solisti këndoi në rolin e Rodolfos, përkrah dy Mimive, sopranove Eva Golemi dhe Simona Karafilit.

Tenori lirik, të cilit i janë dashur dhjetë vite punë në role dytësore, për të ardhur me një kryerol para publikut, siç është Rodolfo, përcolli tek publiku historinë intime, të shkrimtarit të ri.

Fillimisht të riun e takojmë në papafingo, së bashku me miqtë e tij artistë. Bota e tij janë shkrimet, derisa shfaqet edhe fqinja e tij, rrobaqepëse Mimi, e interpretuar nga sopranoja Eva Golemi, që i zgjon zjarrin e dashurisë. Denis Skura na rrëfen, se cilat ishin përjetimet e tij të para, kur i besuan këtë rol