Zgjedhje pa opoziten? Borchard: Me te rendësishme standardet

2019-03-19 0

Të hënën ishte afati i fundit për dorëzimin nga partitë politike të listave për anëtarët e Komisioneve zonale të administrimit zgjedhor.  Të drejtën për të patur komisionerë në KZAZ e kanë PS e PD dhe LSI. Por nëse socialistët i dorëzuan brenda këtij afatit emrat e komisionerëve, 2 partitë e opozitës nuk e respektuan këtë afat.

Një ditë më parë përfaqësuesit e delegacionit të OSBE apeluan që të gjitha forcat politike të bëhen pjesë e këtij procesi, pasi vonesat vënë në rrezik zhvillimin e gjithë procesit.

Por i pyetur këtë të martë, nëse OSBE do të njohë zgjedhje pa opozitën, Ambasadori Borchard nuk pranon të komentojë. Ai lë të kuptohet se standardet e zgjedhjeve nuk varen nga partitë që marrin pjesë.

? Kjo do të varet sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe gjetjet e vëzhgueseve tanë diçka që nuk e parashikoj dot. Ne e shkruajmë, pra nuk e nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti në rajon. Tani po shohim zhvillime në parlament që nuk kanë asnjë precedent dhe që po kritikohen nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Kjo pasi në këtë mënyrë ndizet fitili që vë flakën në të gjithë sistemin e demokracisë parlmanetare. Pyetja e radhës do të ishte se kur do të kemi një parlament me një mandat 4 vjeçar. Kësaj here i erdhi ideja politikanëve të djegin mandate pas 2 vjetësh herës tjetër ky argument mund të përdoret pas 8 muajsh apo 1 viti, por ky do të ishte shembull shume negativ për gjithë rajonin?.

Por a mundet që KZAZ-të të funksionojnë nëse opozita nuk sjell përfaqësuesit e saj? Anëtari i KQZ, Bledi Skenderaj thotë se Kodi e ka parashikuar këtë situatë.

?KQZ hap procedurën dhe i zëvendëson me anëtare nga shoqëria civile?.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që partitë politike shkelin afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor ndaj dhe ligjvënësit kanë menduar për ti dhënë një tjetër shans.

? Deri një muaj përpara zgjedhjeve mund ti sjellin dhe komisionerët e zgjedhur nga KQZ zëvendësohen me përfaqësuesit politik".

Tv Klan

Free Traffic Exchange