Report TV -Hetimet për vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë, pista kryesore: Hakmarrja

2019-03-19 4

Jurgen Kurti, djali 26-vjeçar shumë i njohur nga të gjithë për shkak se ishte menazher i personazheve të njohur të artit, u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në hyrjen e pallatit të tij në rrugën "Zef Jubani" pranë stadiumit "Selman Stermasi" në Tiranë, ku jetonte me nënën dhe motrën. I riu u qëllua për vdekje me pistoletë nga dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar nga policia, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motor. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t'u ngjitur në banesë, kur është ekzekutuar duke mbetur i vdekur në vend.

Jurgen Kurti ishte një emër i njohur edhe për drejtësinë, pasi në vitin 2016 është akuzuar për vrasjen e babait të tij, Artur Kurti, në të njëjtën banesë ku ai jetonte me nënën. Çifti ishin të divorcuar, dhe Artur Kurti u vra me thikë gjatë një përleshje ku i plagosur mbeti edhe kunati. Në këtë rast të rëndë ai fitoi lirinë, pasi autorësinë e vrasjes e mori daja i tij, Leonard Ristani, në kushtet e vetëmbrojtjes. Po ashtu, Jurgen Kurti ishte i akuzuar për dhunimin për vdekje të një tregtari në Durrës, në prill 2017. Edhe në vrasjen e Agim Arapit, Kurti fitoi lirinë pasi për krimin u dënua vëllai i vjehrrit të tij. Kujtim Ekonomi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia, por bashkëshortja e tregtarit të ndjerë, Vjollca Arapi gjithmonë ka kërkuar drejtësi pasi sipas saj kamerat e sigurisë në biznesin e tyre tregonin edhe përfshirjen e Jurgen Kurtit, për të cilin thoshte se është përgjegjës edhe për vrasjen e burrit të saj edhe të babait të tij.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve të ndodhura pranë skenës së krimit, ndërsa në kryeqytet u ngritën menjëherë postblloqe të shumtë. Policia ka thirrur për të marrë në pyetje, edhe të afërm të Agim Arapit, pasi një ndër pistat që po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje. Ata mësohet të kenë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ku kanë kërkuar të mos i hapin plagët e vjetra.

Free Traffic Exchange