Report TV - Durrës, Lleshaj pritet me protesta: Na helmove me gaz, turp

2019-03-19 0

Teksa këtë të martë u gjend në Portin e Durrësit, një grup të rinjsh i opozitës e pritën me protestë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pranë universitetit të qytetit bregdetar.

Një prej tyre i ka prerë rrugën ministrit, duke i thënë se ai e ka helmuar me gaz lotsjellës. Ai tha se quhej Ndrec Pjetri, duke lënë të kuptuar se ka qenë në protestën e dhunshme të opozitës kur policia ka hedhur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën që çau kordonin me efektivë para Parlamentit.

Pjesë nga përplasja e protestuesit me ministrin Lleshaj:

Protestuesi: Po për cfarë ke ardhur.

Lleshaj: Çfarë do doje prej meje

Protestuesi: Nuk të takon të vish në asnjë vend të Shqipërisë se ju jeni qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim një orë para që është duke ardhur ministri, a thua se është duke ardhur kryetari i shërbimit sekret

Lleshaj: Ju e caktoni ku hyj unë e ku nuk hyj unë

Protestuesi: Nuk e caktojmë ne por duhet ta dini

Lleshaj: Kush jeni ju

Protestuesi: Unë jam Ndrec Pjetri qytetar i këtij vendi që ti më ke helmuar mua me gaz

Protestuesit: Turp turp

Lleshaj: Mësoni të komunikoni

Protestuesi: Po sot çfarë do bëni na thoni, do më arrestojnë shoqëruesit e tij

Lleshaj: Nuk kam ardhur për këtë punë