http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Jurgen kurti u qëllua per vdekje me arme zjarri ne rrugen ?Zef Jubani? rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës.26 vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë pranë zonës ku banonte dhe dyshohet se u zu në pritë nga një person që e qëlloi në befasi me pistoletë.Agjentet e krimeve kundër jetës që mbërritën në vendngjarje nisen menjëherë hetimet ndërsa viktima nuk është një emer i panjohur për policinë.Në vitin 2016 Jurgen Kurti është arrestuar si i përfshirë në vrasjen e babait të tij por më pas u lirua pasi krimin e mori përsipër daja i tij.Një vit më vonë, në 2017, Jurgen Kurti përfshihet në një ngjarje tjetër të rëndë, këtë herë ne qytetin e Durrësit në dhunimin me pasoje vdekjen të 58 vjeçarit Agim Arapi për një konflikt qiraje.Edhe për këtë ngjarje 26 vjeçari ishte i dyshuar si i përfshirë por u dënua për vrasje nga pakujdesia vetëm vjehrri i tij.Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë së bizneneseve në zonën ku ndodhi ngjarja për të hedhur dritë mbi dinamikën e vrasjes. Për momentin nuk dihet nëse ekzekutimi ka lidhje me ngjarjet e kaluara ku 26 vjeçari ka qenë i përfshire apo ka lidhje me ndonje konflikt të mëvonshëm.Jurgen Kurti njihej si biznesmen dhe bënte jete luksoze që e ekspozonte edhe në mediat sociale.