Prindërit e Marvi Mihalit kanë folur sot për mediat duke shprehur revoltën ndaj organeve të drejtësisë pasi sipas tyre Gjykata nuk po vë drejtësi. Babai i tij u shpreh se nëse nuk vihet drejtësi, do të funksionojë kanuni dhe kurani. Nga ana tjetër e ëma tha se nuk pranojnë gjyq dëmshpërblimi dhe shprehu pikëllimin për humbjen e djalit, ndërkohë që nga ana tjetër ata që vranë djalin e saj bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë.
"Katër kriminelë e deri të avokatë e te Prokuori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njehërë e përgjithmonë. Kërkoj drejtësi. Në qoftë se nuk bëhet drejtësi do të funksionojë ligji i kuranit dhe kanunit. Që javës tjetër që u dha pretenca, dhe që kur ndodhu ngjarja ai e ka quajtur gjest kalamanjsh. Vrasja ishte me paramendim në bashkëpunim. Ata jo vetëm që e vranë dhe nuk e pranuan krimin. Ata kanë luajtur ping pong. Njëherë e vrau njëri njëherë tjetri. Drejtësinë do e vendosim vetë. Ata vinin në gjyq duke na pështyrë te këmbët. Aata bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë ndërsa djali im u fut në dhe. E provofshin dhimbjen e madhe që po provoj unë ccdo ditë. Nuk pranojmë gjyq dëmshpërblimi", u shprehën prindërit e Marvi Mihalit në një deklaratë për mediat.
Në datë 4 Mars Prokuroria i dha fund hetimeve për Marvi Mihalin ngjarje e ndodhur më 31 gusht 2017 pranë stadiumit ?Dinamo? dhe kërkoi 87 vite burg për autorët e dyshuar Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla.
4 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan. Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm.