#tvora
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin.
Ngjarja ka ndodhur pranë një noterie në rrugën "Zef Jubani", ndërsa viktimë ka mbetur Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave.
"Rreth orës 22:20, në rrugën ?Zef Jubani?, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve" njofton policia.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
Kush është viktima?
Jurgen Kurti ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen në dy vrasje.Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani për vrasjen e babait të Jurgenit, Artur Kurti.
Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes dhe Jurgeni u lirua.
Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-vritet-jurgen-kurti
Follow TV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz