E ndërsa Taulant Balla u shpreh se në qershor Shqipërisë do i hapen negociatat me Bashkimin Europian, për ish-ministren e Integrimit Gjosha, shansi i vetëm që mund të ketë vendi është përfitimi nga Maqedonia. "Unë besoj se naiviteti i ministrit të Jashtëm mund të ketë bindur sadopak Ballën për çeljen e negociatave në qershor. Por analiza më e thellë që e kuptojnë procesin e integrimit nuk na lejon ne që të mendojmë se qershori do të jetë muaj i artë për çeljen e negociatave.
Nëse qeveria do të kishte një shans për çeljen e negociatave nuk do të ishte se ka plotësuar kushtet, por gjeostrategjike. Kanë të bëjnë me Maqedoninë me sakrificën e tyre për të ndryshuar emrin, unë besoj se ata kanë bërë shumë dhe vetëm se do të ishin të detyruar të çelnin negociatat për Maqedoninë, nuk besoj që vendet anëtarë do të linin Shqipërinë me Bosnjen dhe Kosovën, që do të ishte një katastrofë dhe fundi i procesit europian të Shqipërisë" tha ajo.