Report TV -Dosja 339 dhe 184, Balla: Flluska sapuni, Basha liroi të dënuarin për vota

2019-03-19 0

Taulant Balla u shpreh se opozita dogji mandatet dhe u largua nga Kuvendi me qëllim bllokimin e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, pasi ka frikë për ato që ka bërë. "Garantoj me përgjegjësi të plotë se sot që flasim, asnjë politikan shqiptar nuk ka dot ndikim në procesin në vettingut apo vendimmarrjes së KLGJ-së apo KLP-së. Opozita është kapur pas dy flluskave të sapunit. Dosja 339 në 3500 orë dalin dy biseda... ky vend ka njohur se si SHBA në komunikimin e tyre zyrtar me Uashingtonin tregonin se si Basha kishte shkuar në një familje në Elbasan dhe i kishte premtuar se nëse do i jepnin votën, djali i tyre do të shkonte në shtëpi, burgu u hap, vota u mor dhe ai shkoi në shtëpi. PD nuk ka gjë me ne, por me drejtësinë e re. Por nuk ka burrë nëne në këtë vend ta pengojë. Kujtoni se u ka djegur barku për Shqipërinë" tha ai.

Free Traffic Exchange