Report TV -Investim miliona euro, por rrugët në Lezhë hapen sërish, qytetarët: Situatë kaotike

2019-03-19 0

Pavarësisht se kanë kaluar vetëm 4 vite nga investimi miliona eurosh për rikualifikimin e lagjes "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës, në rrugë janë hapur kanale për futjen e linjave të energjisë elektrike. Qytetaret shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar, duke thënë se linjat elektrike duhet të ishin bërë paralelisht në kohen kur janë asfaltuar rrugët.

E njëjta situatë është përsëritur dy vite më parë për vendosjen e linjave të ujësjellësit të ri, duke bërë që rrugët e qytetit të Lezhës të degradojnë plotësisht, pasi firmat që kanë realizuar punimet nuk i kanë rikthyer në gjendjen e mëparshmen siç ka qenë e parashikuar në kontratë.