Report TV -Ambasadori turk: Nuk ndërhyj në punët e brendshme të Shqipërisë

2019-03-19 0

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk nga Shkodra ku mori pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave tek memoriali i Hasan Roza Pashës foli për terrorizimin, islamofobinë, zgjedhjet në KMSH dhe sfidën mes kombëtares shqiptare dhe asaj turke.

Në fjalën e tij ambasadori dënoi sulmin terrorist në Zelandën e Re ku u vranë 50 besimtarë myslimanë, duke theksuar se "Terrorizmi është një kuçedër që na ka hipur në shpinë të gjithëve. Akte të tilla duhet të distancohen nga edukata qytetare, fetare etj. Por nuk ka terrorizëm të keq dhe të mirë. Ai duhet të jetë i qortueshëm dhe i dënueshëm në çdo rrethanë. Akti ishte terrorist dhe barbar në Zelandë dhe shpresoj të mos neglizhohet pasi nuk luftohet terrorizmi me hipokrizi dhe njëanshmëri.?

Të premten në Turqi do të zhvillohet një takim me ministrat e Jashtëm të Europës për të diskutuar për islamofobinë. Ambasadori turk, tha se ka ftuar dhe Edi Ramën, që mban edhe postin e ministrit të Jashtëm. "Në Turqi ditën e premte do te mblidhen ministrat e jashtëm të Europës për të diskutuar mbi islamofobinë. Do të jetë edhe Erdogan. I kemi bërë ftesë edhe ministrit te jashtëm të Shqipërisë dhe shpresojmë të marre pjesë? tha Murat Ahmet Yoruk.

Pak javë më parë në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri të KMSH-së, ku fitoi Bujar Spahiu, ndërsa myftiu i Tiranës, Ylli Gurra pasi humbi garën hodhi akuza se institucioni është marrë peng nga lëvizja 'Gylen' që drejtohet nga kleriku i njohur turk që tashmë jeton në SHBA, pasi është në kërkim nga Ankaraja. Sot në Turqi lëvizja Gyleniste shihet si rrezik dhe Presidenti Erdogan e ka shpallur organizatë terroriste, ndërsa i ka bërë thirrje Shqipërisë, ashtu si shumë vendeve të tjera që ta luftojnë. Por si i komenton zgjedhjet ambasadori turk?

"Preferoj që të mos ndërhyjë në ceshtjet e brendshme të vendit tuaj. Bazuar në dispozitat ligjore që ne kemi, nuk është e drejtë të ndërhyjmë, është çështje e juaja si vend. Preferoj që edhe ju të mos na ngatërroni me shtete të tjera? tha ai. Në fund kishte dhe një koment për ndeshjen që do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Turqisë në Shkodër të premten. ?Shpresojmë të evidentojmë edhe njëherë miqësinë mes dy popujve? përfundoi ambasadori turk.