TV Ora - Qytetarët, të shqetësuar për efektivitetin e ilaçeve: Kot që i marrim!

2019-03-18 1

#tvora

Cilësia e barnave mbetet një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë. Edhe pas nisjes së hetimit nga prokuria për ilaçet e skaduara në QSUT gjatë periudhës 2012-2018, problematika e efektivitetit të medikamenteve mbetet ekzistente.

Cilësia e medikamenteve mjekësore është një ndër shqetësimet kryesore të qindra pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe një gangrenë e vazhdueshme e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Tanimë, edhe pas nisjes së hetimit nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me barnat e skaduara në QSUT për periudhën 2012-2018, qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me efketivitetin e tyre.

"Ka shumë, nuk na bëjnë efekt, kot që i bëjmë".

"Ato me subvencionim janë zero me bisht".

Madje disa prej tyre tregojnë edhe rastet kur për shkak të cilësisë së barnave kanë pasur shqetësime shëndetësore.

"Të gjitha të skaduara janë këtu, e kam gruan me tiroide, ilaçet që ja kanë dhënë deri para një muaji nuk i kanë bërë asnjë lloj efekti".

" Vij nga Fieri, shiko si jam bërë. Më kanë bërë alergji ilaçet, nuk më kanë dhënë ilaçet e duhura. Kam ardhur këtu urgjent.Gjithë këtë behar që kurohem. Po të ishin ilaçet e mira unë nuk do të vija këtu në këtë gjendje".

Vetë Agjencia e Kontrollit të Barnave, institucioni përgjegjës për cilësinë e tyre, nuk ka të dhëna të reja lidhur me cilësinë e tregtimit të medikamenteve nëpër farmaci.

Megjithatë, bën me dije se Task-Forca do të nxjerrë të dhëna të reja në lidhje me ilaçet që shiten në farmacitë e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qytetaret-te-shqetesuar-efektivitetin-e-ilaceve-kot-qe-i-marrim

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange