Meta: Rusia s'ka dorë tek kriza në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-18 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kriza politike në Shqipëri nuk është e ndikuar nga Rusia.Meta tha se çështja ruse po kthehet në një agjitacion me qëllim që të fhsihet kriza politike dhe kushteteuse në vend."Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë.  Do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popujve të rajonit për tu integruar në BE dhe Nato por është e drejta e saj të reagojë ndryshe.  Por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus, si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi që janë krijuar nga ne.?Teksa mori pjesë në një konference shkencore në një universitet privat, Meta tha për mediat se ai vetë ka bërë të gjithë detyrën me qëllim që të evitonte krizën politike në vend.Meta u bëri apel palëve politike që të reflektojnë dhe të shërbejnë në interës të vendit dhe të qytetarëve.?Dua t'ju siguroj juve dhe të gjithë shqiptarëve se presidenti i ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale por dhe përfaqësimi tashmë është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për të thelluar këtë krizë. Por përsëri është detyra ime të bëjë thirrje për reflektim nga të gjithë sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë?Por krahas këtyre qëndrimeve Meta i kërkoi klasës politike që të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas pazareve me ndërkombëtarët.?Mendoj se klasa politike të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari. Çështja të zgjidhet në mënyrë transparente dhe larg pazareve dhe shpërdorimeve të ndonjë ndërkombëtari"