Filloi kontrolli në bregun e Liqenit të Ohrit për të verifikuar nëse kallami është djegur qëllimisht për t?u ndërtuar objekte hotelerike. Lokacioni për kontroll nga Inspektorati shtetëror i ndërtimtarisë është në Kalishtë. Ndërkohë vazhdoi përplasja mes ministrit Sugarevski dhe kryetarit të Strugës, Merko në temën e kompetencave për plazhet.