Pavaresia pa kontroll e prokuroreve, abuzim

2019-03-18 0

?Pavarësia pa kontroll e prokurorëve nuk është gjë tjetër vetëm mundësi e artë për abuzim?.

Kështu u shpreh, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku mbi mosfunksionimin e mekanizmave kontrollues ndaj prokuroreve. Sipas saj prokurori i përgjithshëm është në pamundësi për të marrë masa disiplinore për shkak të ligjit të ndryshuar. Ajo zgjidhjen e shikon vetëm politike në kushtet kur nuk është ngritur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe është shfuqizuar ligji i statusit te gjyqtari dhe prokurori nga Gjykata Kushtetuese.

Arta Mark , Prokurore e Përgjithshëm e Përkohshme:  I bëj thirrje Kuvendit që të plotësojë dispozitën kalimtare që përcakton kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me qëllim që përveç intimit disiplinor të kenë detyrimin për të bërë procedimin disiplinor që të shkoj me propozime konkrete për masa disiplinore përpara këshillit të lartë të prokurorisë apo këshillit të lartë gjyqësorë.

Numri një i akuzës ishte në Durrës në analizën e kësaj prokurorie ku shprehu shqetësimin për nivelin e lartë të kriminalitetit në këtë prokurori, ku shqetësimi kryesore vazhdon të jetë kontrabanda nga porti i qytetit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange