Shkelje me bombolat e gazit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-18 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo është një bombol e cila nuk plotëson asnjë kriter sigurie: si pasojë e rrjedhjes së gazit ajo shpërtheu në një banesë të kryeqytetit, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.Kreu i zjarrfikëseve të Tiranës Shkëlqim Goxha thotë se ky është një nga ato rastet, ku ligji është shkelur pasi kjo bombol është mbushur në një nga pikat e karburanteve.Që nga viti 2016, kohë kur doli një VKM është ndaluar rimbushja dhe shitja e bombolave në pikat e tregtimit të karburanteve. Por me sa duket ka ende nga ata tregtarë karburantesh që e shpërfillin ligjin duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. inspektorati Qendror Teknik thotë se në 2018 janë penalizuar 4 subjekte të tilla që vijonin të rimbushnin bombolat në mënyrë të kundra ligjshme.Pavarësisht shkeljes së ligjit nga ana e këtyre bizneseve, pjesë e përgjegjësisë është edhe kultura qytetare. Inspektorati thotë se në 90 % të rasteve shpërthimet kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë qytetare.Ndonëse  kuadri ligjor i mbushjes -transportit dhe shitjes së bombolave të gazit është i plotë, ku çdo kompani certifikohet viti pas viti për aspektin teknik dhe atë të sigurisë, ka ende tregtarë që të orientuar drejt fitimeve të tyre sheshin këtë produkt, pa respektuar kriteret.

Free Traffic Exchange