Tiranë, jo më radhë për kartat e Identitetit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-18 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës ka hapur zyrat e reja për aplikimin e kartave të identitetit dhe pasaportave në njësinë 5. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në këtë mënyrë janë eliminuar radhët e gjata.Njësia 5 ka kaluar nga 3 sportele në 8 sportele, pra thuajse kemi trefishuar aksesin për të gjithë qytetarët që marrin shërbim në 4-5 minuta. Me Tiranën rurale po i grupojmë te qendra administrative më e afërt. Kjo është arsyeja pse te rrethrrotullimi i Shkollës Teknologjike kemi zyrën që ka bashkuar Njësinë 6 me 7, për ta liruar zyrën e Kombinatit kryesisht për Ndroqin, Pezën dhe Vaqarrin.Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, theksoi se zyrat e standardeve evropiane duhet te shtrihen ne te gjithe Shqipërinë.Zgjatja e afatit është bërë për të ulur fluksin, për t?u krijuar kushtet qytetarëve që të aplikojnë jashtë stresit, por kjo nuk do të thotë që ta shtyjnë për në fund të dhjetorit. Duhet që intensiteti i aplikimeve të vijojë, në mënyrë që në fund të dhjetorit të evitojmë presionin e madh që do të krijohet nga kartat, por edhe nga pasaportat e shumta që skadojnë në vjeshtë.Krahas zyrave të reja, funksionojnë paralelisht edhe zyrat pranë njësive administrative, ku gjithashtu qytetarët mund të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta.