#tvora #artamarku
Prokurorja e Përgjithshme e Përkoheshme Arta Marku ka bërë thirrje nga Durrësi që Kuvendi të miratojë sa më shpejt ndryshimet ligjore që nevojiten pas vakumit të lënë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedimet disiplinore ndaj magjistratëve.
Në fjalën që ka mbajtur në analizën e prokurorive të Durrësit, Kavajës dhe Elbasanit, Marku ka bërë apel që këto ndryshime të bwhen sa më shpejt, pasi dispozita kalimtare e Prokurorit të Përgjithshëm nuk e lejon atë që hetimet disilpinore ndaj prokurorëve të shkojnë deri në fund.
Janë konstatuar shumë probleme gjatë ushtrimit të funksioneve primare. Një pjesë pas ankesave të qytetarëve direkte tek Prokurori i Përgjithshëm dhe një pjesë pas ankesave të qytetarëve në media dhe shfaqjes së problemeve të ndryshme në emisione të ndryshme investigative. Funksionimi i mekanizmave disiplinorë është i domosdoshëm dhe jetik. Në mungesë të këtyre mekanizmave pavarësia nuk është asgjë tjetër vecse një mundësi e artë për abuzim.
Prandaj i bëj thirrje Kuvendit të miratojë sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet ligjore si rezultat i vakumit që krijoj vendimin e gjykatës kushtetuese. Duke përcaktuar me detaje se cilat janë llojet e shkeljeve. Po kështu i bëj thirrje kuvendit që të plotësojë dispozitën kalimtare që përcakton kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me qëllim që përvec intimit disiplinor të kenë detyrimin për të bërë procedimin disiplinor që të shkoj me propozime konkrete për masa disiplinore përpara këshillit të lartë të prokurorisë apo këshillit të lartë gjyqësorë.
Marku ka theksuar që në fillim se ka shumë ankesa të qytetarëve që kanë shkuar direkt në adresë të saj dhe një pjesë pranë mediave dhe mosndërhyrja jonë ndaj prokurorëve të akuzuar është komentuar me nota denigruese, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të bëhet përsa kohë nuk është zgjedhur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, si autoriteti i vetëm që ka të drejtën për të hetuar prokurorët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arta-marku-kuvendi-te-miratoje-sa-me-shpejt-ndryshimet-ligjore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for TV Shoës HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz